Jeta në Zvicër
Shpërblehet gazetarja zvicerane Endres për artikullin mbi ‘MAFINË KOSOVARE”
Sipas burimeve të “Rundschau”: Paratë e ndihmave sociale në Zvicër, Azem Sylës i shërbyen për kapital fillestar,” shkruan mes tjerash në vlerësimin e jurisë për Endres që fitoi në kategorinë e TV.
Çmimi i njëzetë i mediave në Aargau/Solothurn shkon për dy gazetarë të SRF, mes tyre edhe ndaj redaktorit Alex Moser (Radio SRF). Fiona Endres (TV SRF) është shpërblyer në kategorinë TV për artikullin «Ndihmat sociale zvicerane për mafian e Kosovës». Gjithashtu Christof Ramser («Solothurner Zeitung»), Simone Morger («AZonline») dhe fotografja Sandra Ardizzone («Aargauer Zeitung») janë mes gazetarëve që kanë fituar çmime.
Shuma e përgjithshme e fituesve është 15 mijë franga, ndërsa çmimet janë ndarë mbrëmjen e së hënës në Olten, shkruan albinfo.ch.
Në lidhje me gazetaren Fiona Endres, juria ka shkruajtur:
“Në kantonin Solothurn njëri ka tërhequr rentat invalidore, që në Kosovë ishte pjesë e establishmentit politik: tani është ngritur ecuri penale kundër Sylës. Ish komandanti i UÇK ka ndërtuar rrjetin më të madh mafioz në Kosovë. Sipas burimeve të “Rundschau”: Paratë e ndihmave sociale në Zvicër, atij i shërbyen për kapital fillestar,” shkruan mes tjerash në vlerësimin e jurisë për Endres që fitoi në kategorinë e TV./Albinfo
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











