Kultura
Shpend Salihu sjell një dimension të ri të erosit në fotografinë artistike
Ekspozita karakterizohej nga një cikël i fotografive të zhanrit “nudo” dhe “fétich”, të cilat i përkisnin teknikës bardh e zi, e të realizuara me një stil të veçantë
“Créme fétiche nr.3’ është quajtur ekspozita e fotografit Shpend Salihu, e cila ka hapur dyert për adhuruesit e shumtë mbrëmjen e së shtunës në Zürich. Në solemnitetin e hapjes së ekspozitës së tretë me radhë po me të njëjtin titull, të pranishëm ishin miq e fotografë të shumtë të cilët nën një atmosferë mjaft të mirë shijuan punën kreative të artistit Salihu.
Ekspozita karakterizohej nga një cikël i fotografive të zhanrit “nudo” dhe “fétich”, të cilat i përkisnin teknikës bardh e zi, e të realizuara me një stil të veçantë përmes së cilave artisti kishte zgjuar kërshërinë e një numri të madhe vizitoresh, vlerësimi i të cilëve ishte mjaft pozitiv për punën kreative të fotografit Salihu.
Edhe më të veçantë këtë ekspozitë e bënte titulli që kishte zgjedhur fotografi, “Créme fétiche nr.3’ për të cili thotë se ka qenë një ide krejt spontane. Në kërkim për të gjetur emërtimin e punës së tij, artisti i fotografisë për albinfo.ch ka treguar që ky titull kishte lindur nga një moment kur ishte duke përdorur djathin Francës ”Crème Fraiche”.
Ai ka treguar se kjo ekspozitë për dallim nga dy të kaluarat karakterizohet nga një nuancë më e theksuar e elementeve të ekstravagancës. Sipas tij kjo nuk ka qenë qëllim i vet ekspozitës, por që në kuadër të punës me modelet femra dhe meshkuj, ka parë se kjo është më e theksuar. Përkundër kësaj, ekspozita sipas tij është pritur mjaft mirë nga publiku, për të cilën thotë se ka marrë vetëm kritika pozitive, është shprehur ai për albinfo.ch.
Cikli i fotografive të realizuara me këtë tematik, që padyshim është i sa i veçantë aq edhe tërheqës. Për fotografin Shpend Salihu, zhanri i fotografisë “Nudo” i jep fotografisë krejtësisht një tematikë tjetër, shtuar këtu edhe seksualitetin që është pjesë e natyrës së njeriut. Ai thotë se fotografit e tij përçojnë mesazhe të caktuar, por që nuk është në preferencën e tij të jap një përshkrim për to. Ai vlerëson se secili individ mund të merr një mesazhe dhe të ketë një përshkrim për secilën prej fotografive të realizuara nga ai.
Shpend Salihu nuk është emër i panjohur në lëmin e fotografisë. Deri me tani ai ka patur bashkëpunime me agjenci me renome në lëmin e fotografisë, ndërsa në objektivin e kamerës së tij kanë kaluar shumë artistë, kryesisht nga arena e modës dhe modelimit, si nga Zvicra dhe jashtë saj. Këtu hyjnë, mes të tjerëve, edhe: Angela Martini, modeli i HUGO BOSS, Simon Cocker, koreografi i Michael Jacksonit dhe manekeni Kevin Stea, Miss Zwicra Amanda Ammann, Mister Zvicra Luca Ruch, Gina Lisa Lohfink, Petey Pablo, Peyman Amin, DJ Tomek, tekstshkruesja dhe këngëtarja amerikane Anastacia Lyn Newkirk…
Bashkëpunim i tij i radhës pritet të jetë me revistën e njohur të modës “Vogue” me të cilën thotë se do të ketë një sërë angazhimesh kryesisht në fushën e fotografisë së modës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin






















