Maqedonia
Shpallet urdhërarrest për 4 persona pas tragjedisë ku humbën jetën 59 të rinj në diskotekën e Koçanit në Maqedoni

Sipas raportimeve zyrtare, mes viktimave të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut ndodhet edhe një oficer policie nga Probishtipi, i cili ishte në detyrë natën e tragjedisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se për katër persona është shpallur urdhër-arrest, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë e tragjedisë.
Dyshohet se zjarri u shkaktua nga efektet piroteknike të përdorura gjatë koncertit, të cilat ndezën tavanin dhe çuan në kolapsin e strukturës së objektit.
Hetimet po përqendrohen gjithashtu në sigurinë e objektit dhe përgjegjësinë e pronarëve, pasi diskoteka ishte e ndërtuar në një shtëpi njëkatëshe me dalje të kufizuara, duke bërë që njerëzit të mos kishin mundësi të shpëtonin në kohë.
Dëshmitarët raportojnë se zjarri shpërtheu rreth orës 2:30 pas mesnate, duke shkaktuar kaos dhe panik të madh. Numri i viktimave ka arritur në 59, mes tyre edhe të mitur.
Për katër persona është shpallur urdhër arresti, por Toshkovski nuk dha detaje mbi numrin e personave të arrestuar deri tani.
“Po ndërmerren hapa edhe në Ministrinë e Ekonomisë për të siguruar dokumentacionin e diskotekës dhe të personave të lidhur me të. Mes viktimave është edhe një oficer policie nga stacioni policor i Probishtipit, i cili në atë moment ishte në detyrë dhe po vepronte sipas një plani të mëparshëm për mbikëqyrjen e objekteve të natës në lidhje me tregtinë e paligjshme të drogës dhe praninë e të miturve,” tha Toshkovski.
Ai nuk ka dhënë informacione mbi personat për të cilët është shpallur urdhër-arresti, duke deklaruar se nuk mund të japë detaje për momentin.
“Të gjitha inspektoratet do të përfshihen në kontroll gjatë ditës. Po analizohet çdo detaj që mund të lidhet me këtë ngjarje tragjike, përfshirë dokumentacionin teknik të ndërtesës, licencat, procedurat dhe sigurinë e objektit,” shtoi ai.
Diskoteka “Puls” ndodhet në një shtëpi njëkatëshe me një dritare me hekura dhe një hyrje/dalje të vogël. Ajo ndodhet në një rrugë me shtëpi të vendosura ngushtë me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve fillestare, zjarri shpërtheu për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike për efektet e dritës gjatë koncertit të grupit DNK. Në koncert ndodheshin rreth 1.500 persona, dhe pas shpërthimit, turma u përpoq të dilte në panik përmes së vetmes derë të objektit.
Sipas burimeve zyrtare zjarri shpërtheu rreth orës 2:30 pas mesnate.
Kjo tragjedi ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka ngritur shumë pikëpyetje mbi sigurinë në objektet e argëtimit dhe neglizhencën e mundshme të institucioneve përkatëse. Familjet e viktimave kërkojnë drejtësi, ndërsa autoritetet kanë premtuar një hetim të thelluar për të ndëshkuar përgjegjësit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit