Shkurt.ch

Shpallen tre finalistë për himnin e ri të Zvicrës

Në garën për himnin e ri më të mirë kombëtar te Zvicrës kanë mbetur vetëm edhe tri propozime. Shoqata Schweizerische Gemeinnützige Gesellschaft e cila është dhe organizatore e konkursit, do t`i prezantojë më 8 qershor tri himnet finaliste në Rütli (vendi historik ku janë vendosur themelet e Konfederatës së Zvicrës).
Nga 8 qershori deri më 7 shtator do të jenë në garë publike tri himnet e mbetura. Gjatë kësaj kohe në dy faqe të ndryshme interneti të gjithë të interesuarit mund të japin votën për njërin nga himnet e preferuara. Fituesi do të shpallet më 12 shtator në emisionin televiziv “Potzmusig” të SRF1.
Të tre himnet e përzgjedhura si finaliste mbështeten më pak ose më shumë në melodinë e himnit në fuqi “Schweizer Psalmen”.