Lajme
Shpallen fituesit e logos “Ditët e Diasporës”
Të gjithë ata që kanë dërguar propozimet e tyre për logo në këtë konkurs, është dashur që përmes shifrës të prezantohen, dhe jo sipas emrit apo ndonjë formë tjetër.
Pas shqyrtimit të hollësishëm të propozimeve të shumta dërguar në Ministrinë e Diasporës, komisioni për përzgjedhjen e logos së Diasporës, i themeluar me vendim të u.d. Sekretarit të Përgjithshëm, në bazë të konkursit të shpallur më 16.3.2015, vendosi:
Propozimi i dërguar nga autori që mban shifrën K457A1 të shpallet fitues i konkursit të hapur për logon “Ditët e Diasporës”.
Çmimi i dytë i ndahet propozimit të autorit që mban shifrën DX3, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës, njofton “albinfo.ch”.
Sipas njoftimit të ministrisë, kërkohen që autorët të paraqiten në Ministrinë e Diasporës, në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, në një afat prej 10 (dhjetë) ditësh pune, nga data e publikimit të vendimit në portalin zyrtar të Ministrisë së Diasporës, për t’i aranzhuar procedurat e mëtejshme administrative.
Njëkohësisht, Ministria e Diasporës i falënderon të gjithë aplikantët për vullnetin, kohën dhe idetë e ndryshme të prezantuara, duke u uruar suksese në punën e tyre.
Burimi: http://med.rks-gov.net/med/shpallet-fituesi-logos-ditet-e-diaspores/
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri