Kosova
Shoqëria Civile letër Mogherinit
Organizata e Shoqërisë Civile në Kosovë i kanë shkruar një letër të hapur, Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.
Ata nëpërmjet letrës i kanë kërkuar Mogherini që të rishikoj përpjekjet dhe politikat ndaj “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë,shkruan Albinfo.ch
“Duke parë BE-në si një aleat kyç në refomat e rëndësishme që duhen ndodhur në vendin tonë, organizatat e poshtë-nënshkruara të shoqërisë civile në Kosovë, me mirësjellje ju kërkojmë të rishikoni përpjekjet dhe politikat tuaja ndaj “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë”, shkruhet në letrën drejtuar Mogherinit.
Gjithashtu ata kanë kërkuar që ajo të ruaj kredibilitetin e rolit të saj si ndërmjetëse mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të rishikoj fuqishëm qasjen e BE-së ndaj Kosovës.
“Ju bëjmë thirrje që të përmbaheni nga deklaratat e njëanshme në mënyrë që të ruani kredibilitetin e rolit tuaj si ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ju kërkojmë të rishikoni fuqishmë qasjen e BE-së ndaj Kosovës, duke marrë parasysh se të gjitha politikat të miratuara nga BE së fundmi, duke përfshirë këtu Strategjinë e Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, kanë dështuar të krijojnë një rrugë të qartë për anëtarësim e Kosovës në BE; kjo rrezikon që BE të humbasë mbështetjen e fortë për procesin e integrimeve që ka ekzistuar në Kosovë deri më sot, pasi qytetarët janë të lodhur nga mungesa e progresit dhe premtimet e thyera në të cilat kanë besuar deri më tani”, shkruan Shoqëria Civile.
Ata gjithashtu kanë falënderuar zonjën Mogherini për vëmendjen dhe kanë shpresuar që do të vazhdohet bashkëpunimi i ngushtë me BE-në si një partner thelbësor në avancimin e reformave të rëndësishme për vendin tonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











