Integrimi
Shoqata „Nënë Tereza“ organizoi koncert humanitar
Shoqata humanitare bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër organizoi koncert humanitar për skamnorët në Kosovë.
Shoqata humanitare bamirëse „Nënë Tereza“ në Zvicër më 25 tetor në Dargmersell të Lucernit organizoi koncert humanitar për skamnorët në Kosovë. Në këtë koncert, ku kënduan Tunë Prizreni, Shkelzën Shpenadia si dhe grupi i valltarëve „Shqiponja“ në Lucern, ishin mbledhur bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në Zvicër, të cilët si gjithmonë kanë shprehur dëshirën të vihen në shërbim të parimit bamirës të “Nënë Terezes” për të ndihmuar familjet e varfra.
„Organizimi i këtij koncerti humanitar u realizua në vazhdën e grumbullimit të ndihmave për skamnorët dhe familjet e pastrehë në Kosovë. Përveç mjeteve financiare që u tubuan në këtë mbrëmje, kishte po ashtu edhe grumbullim të veshmbathjeve, për fëmijë dhe të rritur, si dhe lodra e gjësende të tjera, të dhuruara nga donatorë të ndryshëm“, ka thënë kryetari i Shoqatës, Daniel Rosaj, transmeton albinfo.ch.
Gjatë mbrëmjes humanitare, e cila u moderua nga Vilson Spaqi dhe Veneranda Qerim, organizatorët shfaqën një prezentim të shkurtë të punës dhe projekteve të realizuara gjatë këtij viti nga shoqata, ndërsa më pas fjala iu dha mysafirit të mbrëmjes, Kancelarit në Ipeshkvinë e Kosovës, Dr. Don Shan Zefi.
Në fjalën e tij Don Shan Zefi pasi i falënderoi kryesinë dhe anëtarësinë e shoqatës „Nënë Tereza“, e cila në vazhdimësi angazhohet për zbutjen e varfërisë kudo në botë, e veçanërisht në trojet shqiptare, falënderoi edhe bashkatdhetarët për kontributin e tyre në Kosovë.
„Ne jemi dëshmitarë që Kosovën tonë e mundon skamja dhe varfëria sociale, që vjen si pasojë e gjendjes së keqe ekonomike dhe papunësisë së madhe. Mirëpo, ne, populli ynë atje, po varfërohemi për ju, për njerëzit tanë, të cilët çdo ditë po e braktisin vendlindjen. Ju, që jeni këtu, jeni pasuria e kombit. Unë ju ftoj, të nderuar bashkatdhetarët, ta duani vendlindjen, ta ndihmoni kombin tuaj shqiptar…“, ishin fjalët e tij drejtuar bashkatdhetarëve.
Gjithashtu, në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Misionit Katolik Shqiptar në Lucern, Don Agim Qerkini, i cili po ashtu pohoi edhe një herë përkushtimin e tij dhe të misionit që udhëheq ai se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë punën humanitare të kësaj shoqate.
Organizatorët janë shprehur se sapo të evidentohen familjet që janë në nevojë, do t’ iu dërgohen ndihmat, qoftë si monedha apo edhe si gjësende të tjera.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











