Lajme
Pas 10 vite pune, pushon aktivitetin Shoqata “Dora e Vendlindjes”
Arsyeja e mbylljes është se shumica e anëtarëve të kryesisë janë pensionuar apo janë kthyer në Kosovë, thotë dr.med. Bahri Rexha, kryetar
Shoqata Humanitare Dora e Vendlindjes DeV-i pas një pune dhjetëvjeçare mbyll aktivitetin e saj. Arsyeja e mbylljes është se shumica e anëtarëve të kryesisë janë pensionuar apo janë kthyer në Kosovë, thotë për Albinfo.ch dr.med. Bahri Rexha kryetar dhe hartues i Statutit të shoqatës DeV.
Shoqata Humanitare DeV-i u themelua në vitin 2012 nga disa bashkatdhetarë që punonin për Qytetin e Cyrihut. Asokohe ata e panë të arsyeshme që të japin kontributin e tyre humanitar përmes një shoqate e cila kishte një statut solid për kohën. Iniciatorët e themelimit të shoqatës DeV ishin z.Gjyke Demalia nga Isniqi, z. Fadil Krasniqi nga Likova dhe Dr.med.Bahri Rexha nga Kollovërta e Mitrovicës.
Duke folur për fillimet e punës së shoqatës, dr. Rexha thotë se aksioni i parë i DeV-it ishte renovimi i banesës së Selver Haradinajt në Mitrovicën Veriore. Banesa e tij ishte e granatuar, shkruan albinfo.ch. Ndërsa aksioni i fundit i kësaj shoqate është realizuar në dhjetor 2022. Bëhet fjalë për dhurimin e një pianoje për Shkollën Fillore “Dituria”, në Likovë të Kumanovës.
Më tutje bashkëbiseduesi ynë thotë se veprimtaria e DeV, në bazë të statutit të saj ishte e larmishme, sepse nuk ishte e kufizuar në një lloj ndihmash. Kështu, sipas tij “DeV-i është kampione në dërgimin e librave për bibliotekat në Kosovë. Shoqata jonë ka dërguar diku rreth 10 000 Libra në gjuhën gjermane, angleze, italiane dhe frënge. Ajo ka dërguar edhe shumë makina të qepjes për gratë me probleme sociale. Në shtëpitë për të moshuar dhe tek veteranët e luftës kemi dërguar veshmbathje. Pra, Dev-i ka ndihmuar nxënësit, gratë dhe të moshuarit, ata që kishin më së shumti nevojë për mbështetje. Për të gjitha aksionet vendoste kryesia e shoqatës me një vendim të përbashkët.
Me dëshirën për tu shprehur edhe publikisht mirënjohjen anëtarëve më aktivë të shoqatës, Dr.Rexha përmend emrat në vijim: Fadil Krasniqi (Likovë), Gjyke Demalia (Isniq), Safete Gacaferi (Junik), Bekim Kryeziu (Gjilan), Xhylferie Hoxha (Gjakovë), Sofije Krasniqi (Vuthaj), Abdil Alilji (Likovë), Besim Morina (Samadrexhë), Leonora Alidemaj (Deçan), Muhamet Xhaferi (Prizren). Dhe, sigurisht ndër më aktivët ka qenë edhe ai vetë, Dr.med. Bahri Rexha (Mitrovicë) si themelues dhe drejtues i shoqatës.
Një veçori e punës së shoqatës DeV është se për të kanë dhënë kontribut edhe një numër i konsiderueshëm i familjeve të huaja dhe zvicerane. “Ishin disa familje joshqiptare që në vazhdimësi e ndihmuan DeV-in me libra, makina qepje, dhe veshmbathje. Po përmend këtu familjen e Arie Falkof-it (nga Izraeli), familjen Josotha (nga Sri lanka), familjen e Erika Meier-it, (Zvicër), dhe familjen e zonjës Adelina Weber (Zvicër). Duhet përmendur se për transport kemi bashkëpunuar me Firmën “Abedini Transport” në Einsiedeln. Gjithashtu duhet të shtoj se aktivitetin tonë e ka pasqyruar në vazhdimësi edhe platforma mediale albinfo.ch”, shton ai.
Meqë shuarja ose mbyllja zyrtare e aktivitetit të një shoqate përbën një rast jo të zakonshëm, dr. Rexha sqaron për për albinfo.ch edhe hapat që kanë ndërmarrë në këtë drejtim. “Kryesia e DeV ka vendosur që dokumentacionin komplet do ta dorëzojë në Arkivin e Qytetit të Mitrovicës kurse nga një kopje e dokumentacionit në formë CD do të ju dorëzohet anëtarëve të kryesisë dhe Konsullatës së Kosovës në Cyrih.
Me këtë rast, ai në emër të kryesisë së DeV-it i falënderon të gjithë ata individë dhe familje që kontribuuan me aq sa patën mundësi për shoqatën. Përmes përkrahësve të saj shoqata ka dërguar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni 126 pako me libra, 27 pako me veshmbathje, 13 me makina të qepjes dhe 1 piano.
Duhet theksuar se DeV-i ishte një urë lidhëse mes Konsullatës së Kosovës në Cyrih dhe Federata Zvicerane të Komuniteteve hebraike (SIG), shkruan albinfo.ch. Siç e thashë më lartë, i gjithë aktiviteti i shoqatës në formë dosjeje do t`i dorëzohet Arkivit të qytetit të Mitrovicës dhe kështu do jetë në shërbim të shtetit dhe studiuesve”, përfundon Dr. Med. Bahri Rexha, themelues dhe kryetar i shoqatës “Dora e Vendlindjes”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale

















