Integrimi
Shoqata e Mësuesve “Naim Frashëri“ shënon festat kombëtare
Me pjesëmarrjen e tyre e nderuan kremten Arten Hanku, sekretar nga Ambasada e Shqipërisë dhe Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republika e Kosovës
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri shënoi festat 17-Shkurti- Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsi-Dita e Mësuesit. Me pjesëmarrjen e tyre e nderuan kremten Arten Hanku, sekretar nga Ambasada e Shqipërisë dhe Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republika e Kosovë.
Programi u hap me këndimin e himnit kombëtar e të Kosovës nga kori i nxënësve. Programi u përgatit nga mësueset/it Ibrahim Hasanaj, Miradije Berisha, Osman Ademi e Hazir Mehmeti, të ndihmuar nga prindër e veprimtarë.
Në fjalën e tij të përsshëndetjes, Arten Hanku në emrin e Ambasadës Shqiptare veç tjerash tha: “Pavarësia e Kosovës është realizimi i ëndrrave shekullore shqiptare që nga pushtimi turk. Pas Vlorës erdhi fillimi i këtij shekulli me pavarësimin e Kosovës, një fryt madhor i sakrificave të dëshmorëve dhe mbështetjes së aleatëve tanë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore. Pavarësi, për çka jemi krenar dhe që duhet ta ruajmë”.
Ndërsa konsulli i Kosovës, Imer Lladrovci u shpreh se ” 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës është datë shumë me rëndësi kombëtare, datë e realizimit të idealeve të dëshmorëve, e idealeve të Rilindësve tanë. Rruga e jonë deri këtu ishte e vështirë, por u arrit falë gjakun të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës me Komandantin Legjendar të saj Ademi Jashari… Ruajtja e gjuhës e traditave shqiptare është detyrë mbi detyrat kombëtare. Ju përgëzoj për organizimin dhe punën e juaj”.
Progami artistik ishte i pasur me skenë, valle, recitime. Në hapjen e pjesës artistike kori i nxënësve këndoi këngën korale “Mëmëdheu” e pastaj grupi i vajzave: Fjolla, Blerina, Klatrina, Fiona, Reanta, Djellza luajtën vallet Vallja e Rugovës dhe Vallja e Bariut. Vargu i recituesve me vjershat e tyre kushtuar vendlindjes, Lirisë, 17 Shkurtit,7 Marsit, dëshmorëve, Komandantit Legjendar- Adem Jashari, ishte i gjatë.
Nxënësja nga Tullni, Fiona Kabashi, luajti “Baresha” në ´Violinë, kurs nxënësi Alban Spahiu këndoi këngë folklorike të përcjella me çifteli.
Programet artistike të shfaqura nga nxënësit në mërgatë e ndihmojnë ruajtjen e traditave, zakoneve, gjuhës si pjesë të ruajtjes së identitetit kombëtar, Andaj, kërkohet përkrahje e të gjithëve.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç














