Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe
Zhvillim
Shoqata e grave të veja “Krusha” kërkon fonde në diasporë për të ndërtuar një minifabrikë
Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe, e cila drejton kooperativën “Krusha”, ka qëndruar këtyre ditëve për një vizitë në Zvicër.
Hoti, një grua ndërmarrëse shumë e guximshme nga Kosova, është hera e parë që po qëndron në Zvicër, këtë herë për të parë nga afër distribuimin e produkteve nga kooperativa “Krusha”, të cilën e menaxhon që nga 2006-a.
Produktet e përpunuara nga gratë e Krushës tashmë që nga 2014 kanë pushtuar tregun zviceran.
Ajvarin dhe turshitë, produkte të patentuara nga kooperativa „Krusha“, i gjeni gjithandej nëpër Zvicër.
Fahrije Hoti, nënë e dy fëmijëve dhe njëra prej 200 gratve të fshatit Krushë që humbi burrin në luftë, ka ardhur në Zvicër për të kërkuar fonde për të ngritur një minifabrikë.
Ajo po kërkon të përmirësojë kushtet e punës për 80 gra të Krushës, që janë me status social, të veja, vajza pa prindër dhe që vijojnë studimet.
Për t’u ngritur ky biznes i grave të Krushës, kooperativa u përkrah edhe nga institucionet e Kosovës dhe donatorë të ndryshëm.
„Qeveria e Kosovës më ka ndihmuar në teknokogji, Swisscontact na ka ndihmuar me ekspertë, USAID dhe GTZ me makina, etj.“, tha në një bisedë për albinfo.ch Farije Hoti.
Si shumë gra të tjera nga ky fshat, 200 sosh, edhe Fahrija pësoi dhe humbi shumë nga lufta e fundit. Asaj ia vranë burrin dhe mbeti e vetme me dy fëmijët e saj.
Ajo po lufton për mikeshat e saj të fshatit, të gjitha të veja të luftës, për të ecur përpara.
Fahrija tha se ka zhvilluar disa takime me afaristë të ndryshëm në Zvicër, duke kërkuar përkrahjen për të bërë një minifabrikë në Krushë.
„Po kërkojë nga bashkatdhetarët që të kontribuojnë për të ngritur një minifabrikë për të përmirësuar kushtet e punës për ato gra që punojnë në kushte të vështira. Ne po planifikojmë të bëjmë në fabrikë jo të madhe dhe të avancuar, por që gratë të mos punojnë nëpër oborre“, tha zonja Hoti, e cila njihet edhe si gruaja e biznesit që ka thyer tabutë e profesioneve tradicionale në Kosovë.
Fahrija, e cila filloi prodhimin e specave dhe të ajvarit nga një nismë individuale që në vitin 2006, e shndërro në shoqatë të grave të veja “Krusha” në Krushë të Madhe.
Sot ajo drejton kooperativën “Krusha”, e cila punëson 80 gra të tjera të fshatit për 3 muajt e sezonit.
Ajo planifikon të shtojë prodhimin dhe të dyfishojë numrin e grave të punësuara nëse arrijnë të bëjnë një fabrikë.
Këtë vit kanë prodhuar 50 mijë kavanozë ajvar i dhe 150 mijë kilogramë turshi.
Këtë vit janë eksportuar 2 kamionë me turshitë e grave të Krushës, tashmë po bëhet gati të vijë edhe i treti.
E-Diaspora
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lozanës u mbajt një ceremoni përkujtimore me...
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë