CH-Ballkani

Shoferit shqiptar të alkoolizuar ju gjet edhe sasi kokaine

Policia sekuestroi veturën dhe substancën narkotike, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për shqiptarin

Në qytetin bavarez të Irshenbergut është ndaluar për kontrollë një veturë. Shoferi 45 vjeçar rezultoi pozitiv në testin e alkoolit, ndërsa pas kontrollit të përimtësishëm ju gjetën edhe 50 gram kokainë, shkruan ovb-online.de.

Ngjarja ka ndodhur mes së dielës dhe së hënës, në orën 00:15. Targat e veturës ishin belge, ndërsa shoferi ishte shtetas shqiptar. Policia sekuestroi veturën dhe substancën narkotike, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për shqiptarin.