Integrimi
Shoferi gjerman: vjehrri shqiptar ma ka mësuar respektin për refugjatët
Vjehrri i tij i ka treguar se çfarë tmerri është të përjetosh luftën
Të gjithë të terët në Gjermani mund t`i kenë njëmijë arsye për të mos i pritur me dëshirë refugjatët. Shtetin sigurisht, fluksi i madh i tyre e ballafaqon me shumë vështirësi.
Por, Sven Latteyer ka një arsye të fortë për t`u dëshiruar atyre mirëseardhje. Dhe kjo arsye për shoferin 42 vjeçar nga veriu i Bavarisë ka burimin në Kosovë. Vjehrri i tij i ka treguar se çfarë tmerri është të përjetosh luftën.
Ai ka ardhur në Gjermani pasi është përballur me tmerret e luftës në Kosovë dhe vazhdon të jetë i traumatizuar. Kur bie fjala për luftën, vjehrrit shqiptar të Svenit i mbyllet goja,… Ai dëshiron të harrojë luftën.
Prej kësaj përvoje, Sven ka respekt për të gjithë ata që vijnë nga zonat e luftës ose të krizës. Dhe këtë respekt ka dëshiruar ta shprehë në ndonjë mënyrë, të punojë vullnetarisht, për shembull, për refugjatët. Por, siç thotë për nordbayern.de, pasi nuk ka përvojë në punë me refugjatët, ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të treguar mikpritjen.
Ai, si një shofer autobusi që është, i përshëndet enkas përmes një fjale mirëseardhjeje me mikrofon refugjatët që udhëtojnë me grupe e autobusin e tij të linjës.
“Excuse me Ladies and Gentlemen, from all over the world in this Bus – I want to say something. I want to say welcome. Welcome to Germany, welcome to my country. Have a nice day!’”, (Ju kërkoj falje zonja e zotërinj nga e gjithë bota në këtë autobus. Unë dua të them diçka. Dua t`u them mirësevini.. Mirë se vini në Gjermani, mirëse vini në vendin tim. Paqi një ditë të bukur“ .
Kjo përshëndetje prek të gjithë udhetarët dhe ata i përgjigjen me brohoritje, duartrokitje e me falënderime.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












