Kuriozitete
Shoferi, 30 vjet në shërbim të popullit
Një furnizues në jugperëndim të Kinës ka marrë çmimin hero në autostradën Sichuan-Tibet. Kjo pasi për 30 vjet ai ka kaluar nëpër këtë rrugë kërcënuese për jetën, me një lartësi mesatare prej 3,500 metrash, për t’i furnizuar banorët me ushqim.
Në vitin 1989, Chimed Dorje u punësua si furnizuesi i vetëm në zonë, sepse ai mund të voziste dhe t’i riparonte automjetet. Rruga që ai e ka kaluar dhe vazhdon ta kalojë ka rreziqe të mëdha, duke përfshirë një ngjitje të madhe të lartësisë prej 2,500 deri në 5,000 metra dhe kalimin më të lartë malor në Sichuan, përcjell albinfo.ch.
“Nga tetori deri në maj, i gjithë mali është i mbuluar me akull dhe borë. Pakujdesia mund të shkaktojë dëmtime të mëdha të automjeteve dhe vdekjen e shoferit”, tha ai.
Rreziku i madh dhe klima ekstreme malore kanë frikësuar shumicën e shoferëve, përveç Dorjes, i cili e kalon këtë rrugë 20 herë çdo muaj. Në shtator të 2012-s, ai u grabit dhe u lëndua seriozisht nga disa gangsterë në rrugë, me 17 plagë në gjithë trupin, katër brinjë të thyera dhe kafkë të plagosur. Një vit më vonë, kur u shërua, ai vullnetarisht u kthye në punë. “Vetëm kur të kthehem për të punuar si shofer, mund të ndjehem i lumtur, si një këngëtar në skenë”, tha ai.
Gjatë 30 vjetëve Dorje rrallë ishte i pranishëm në festa me familjen e tij. Ai ka kaluar më shumë se 1.4 milion kilometra rrugë, ekuivalente me udhëtimin rreth ekuatorit të Tokës 35 herë pa gabime.
https://www.facebook.com/AMHQonTWC/videos/2336226849745214/
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Komuniteti shqiptar në Berlin mblidhet për të nderuar kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












