Shkupjani Burim Jusufi në turneun e këngëtares Rihanna
Burim Jusufi do të jetë pjesë e grupit vallëzues që të Rihanna-s, në turneun saj të vitit të ardhshëm në Australi
I riu nga Bazeli me rrënjët në Shkup, Burim Jusufi do të jetë pjesë e grupit vallëzues që do ta shoqërojë këngëtaren e famshme amerikane, Rihanna, në turneun saj të vitit të ardhshëm në Australi. Për këtë sukses të shqiptarit nga Shkupi ka shkruar gazeta 20 Minuten në numrin e sotëm.
Sipas gazetës në fjalë, Burim Jusufi, së bahku me vëllanë e tij, Iljazin tashmë “ka arritur gjithë çfarë mund të arrihet” në skenën e vallëzimit modern në Zvicër. Ai , në moshën 25 vjeçare, ka pas vetes dy tituj kampioni në vallëzimin break-dance dhe ka bërë përcjelljen me pika vallëzimi të shumë videove të këngëtarëve dhe grupeve më të njohura zvicerane të muzikës rap, hip-hop etj.
Por, një rastësi i ka mundësuar njërit nga vëllezërit, Burimit, që të prek ëndrrën, të bëjë depërtim në skenën e muzikës amerikane dhe me këtë, edhe botërore.
Derisa dy vëllezërit ishin në Los Angeles ku po merrnin pjesë në një kurs vallëzimi, ata rastësisht dëgjuan për një audicion që po mbahej për të përzgjedhur grupin vallëzues që do të shoqëronte Rihanna-n në turneun e saj në Australi që mbahet vitin e ardhshëm. Burimi dhe Iljazi morën pjesë në audicion dhe performanca e tyre e shkëlqyer i bëri t`i kalojnë pengesat një nga një, derisa ata të dy u zgjodhën në mesin e pesë më të mirëve.
Të gjendur në pesëshen e artë, ata po pritnin me ethe finalen, ftesën e njërit prej tyre për tu bërë pjesë e ekipit të këngëtares Rihanna. Dhe kjo ka ndodhur së fundi këto ditë, siç shkruan 20 Minuten. Është zgjedhur Burimi, sepse ndryshe nuk bënte, dy veta nuk mund të zgjidheshin. Kjo, sidoqoftë, është një e arritur e madhe për të dy vëllezërit e lindur në Shkup.
Burimi ka tash vetëm një hall, besohet, të përkohshëm: sigurimin e vizës për në Australi. Siç thotë menaxheri i këngëtares Rihanna, trajnimet për turne fillojnë në fund të janarit. Ndërsa, sipas Burimit, më 21 shkurt ai me grupin do të fluturojë për Brisbane të Australisë. “Jam shumë i emocionuar”, ka thënë ai për gazetën.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











