Lajme
Shkupi po merr ngadalë veten pas katastrofës natyrore
Në këtë rajon duke filluar nga Haraçina deri këtu në Hasanbeg, për dhjetë vjet nuk janë pastruar aspak kanalet, përderisa numri i shtëpive është shumëfishuar për disa herë. Është një kanal i madh aty dhe ne tërë kohen kemi problem e të
Pasojat nga katastrofa e rëndë natyrore që ndodhi katër ditë më parë në Shkup me rrethinë janë ende larg që të tejkalohen. Janë konfirmuar 22 viktima njerëzore ndërsa lartësia e dëmeve materiale mbetet të vlerësohet. Ndërkohë njoftohet edhe për vdekjen e tre familjarëve të viktimave, si pasojë e sulmit në zemër nga pamundësia për të përballuar dhembjen për humbjen e më të dashurve.
Ndërkohë në opinionin e Maqedonisë po shkëmbehen akuza dhe kundërakuza lidhur me shkaktarët e tragjedisë.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu ka thënë për mediat se vërshimet janë pasojë e motit të keq me shi të rrëmbyeshëm gjatë të shtunës në mbrëmje dhe në këtë rast, siç ka theksuar ai, në asnjë mënyrë nuk kemi të bëjmë me faktorin njeri.
“Nuk ka mekanizëm mbrojtës ku kemi të bëjmë me të reshura të rrëmbyeshme shiu, siç ishte rasti të shtunën në mbrëmje. Me përgjegjësi e them se një kataklizëm e tillë që ndodh nuk kishte se si të parandalohet”, ka theksuar Shaban Saliu.
Por, me këtë qëndrim nuk pajtohen banorët e viseve të vërshuara, shkruan zhurnal.mk. Ata thonë se edhe më parë ka pasur shira të rrëmbyeshëm, por pas prerjes së drunjve në Malësinë e Shkupit, rreth të cilit mal ndodhen fshatrat Hasanbeg, Stajkoc, Haraqinë, rrjedha e ujërave ka qenë gjithnjë e më fuqishme. Këtë rrjedhë, sipas tyre, s’ka mund ta përballoj kanali i hapur në këto vise i cili ka mbetur pa pastruar më shumë se një dekadë.
“Në këtë rajon duke filluar nga Haraçina deri këtu në Hasanbeg, për dhjetë vjet nuk janë pastruar aspak kanalet, përderisa numri i shtëpive është shumëfishuar për disa herë. Është një kanal i madh aty dhe ne tërë kohen kemi problem e të”, ka thënë Skender Jahija, një banor i asaj ane, shtëpia e të cilit është e vërshuar tërësisht.
“Unë e kuptoj se shiu ishte i rrëmbyeshëm , por nëse kanali do të pastrohej siç pastrohej më parë besoj nuk do të kishte problem. Në momentin që u mbush kanali me ujë si pasojë e bllokimit nga mbeturinat, atëherë ai shpërtheu duke vërshuar lagje të tëra”, ka thënë tutje për Radion Evropa e Lirë, Skender Jahija.
Rritja e pasojave nga vërshimet, nuk e përjashton as fajin e faktorit njeri, thotë arkitektja e planifikimit hapësinor, Danica Pavllovska. Ajo thotë se autoritetet shtetërore kanë neglizhuar ndërtimet pa plan urbanistik dhe njëherësh është neglizhuar dhe pastrimi i kanaleve në viset rurale të rrethinës së Shkupit dhe jo vetëm, shkruan radio evropa e lirë
Arkitektja Pavllovska vlerëson po ashtu se sistemi i infrastrukturës në Shkup nuk është adekuat, konform ndërtimeve dhe veçanërisht në rrethinën e qytetit.
“Infrastruktura e ujërave atmosferike duhet të dizajnohet dhe mirëmbahet në atë mënyrë që të mund të tërheq ujërat nga të reshurat e rrëmbyeshëm dhe kjo paraqet një shkencë në vete të cilës kohën e fundit shumë pak i kushtohet kujdes nga ana e organeve komunale të cilat janë përgjegjëse për planifikimin hapësinor dhe dhënien e lejeve për ndërtim po gjithsesi edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës”, thekson Danica Pavllovska.
Viset e vërshuara për të tretën ditë me radhë mbeten pa ujë të pijshëm dhe të shkyçur nga rrjeti elektrik.
Qarkorja në Shkup, e cili ishte vërshuar dhe dëmtuar gjatë motit të lig të shtunën, prej mbrëmë është lëshuar për komunikacion në të dy drejtimet, kumtoi Lidhja AutoMoto e Maqedonisë.
Në pjesët e dëmtuara të rrugës janë vendosur shenja komunikacioni për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










