Maqedonia
Shkupi përsëri ndër qytetet më të ndotura në rajon
Shkupi është renditur sërish si një nga qytetet me ajrin më të ndotur në rajon. Harta e IQ Air ka treguar përqendrime shumë të larta të grimcave të dëmshme në disa zona të qytetit.
Të dhënat e fundit tregojnë se në disa vende, ajri mbrëmë ishte në nivel të rrezikshëm, duke paraqitur kërcënim serioz për shëndetin e banorëve, raporton alsat përcjell albinfo.ch.
Qytetarët kërkojnë masa më të ashpra për të kontrolluar ndotjen. Njëri prej tyre tha:
“Shumë sëmundje vijnë nga ajri i papastër. Kur ajri është i pastër, njerëzit janë më të shëndetshëm. Në fshatra ajri është më i pastër dhe njerëzit sëmuren më pak. Këtu në qytet shumë fëmijë dhe të rritur janë të sëmurë.”
Një qytetar tjetër shtoi:
“Ndonjëherë ndihet erë e keqe gjatë natës, ndoshta nga mbeturinat që digjen ose nga zona e Drisllës.”
Edhe qytetarë të tjerë theksuan se duhet të vendosen kontrolle më të rrepta dhe dënime për ata që digjin goma ose mbeturina.
Sipas matjeve të fundit, zona më kritike për ajrin e ndotur ishte Novo Lisiçe. Ekspertët dhe institucionet shëndetësore këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë ditëve me ndotje të lartë dhe të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje.
Nisma qytetare “Qytet i Gjelbër Human” gjithashtu paralajmëron se Shkupi po përballet me nivele të larta ndotjeje, ndërsa shërbimet kompetente nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zgjidhur problemin.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













