Lajme
Shkuma e birrës nuk është rastësi, ja çfarë zbuluan studiuesit zviceranë
Pas shtatë vitesh kërkimesh, specialistët në Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih (ETHZ) kanë zbuluar sekretin e qëndrueshmërisë së shkumës së birrës.
Ky zbulim u publikua më 27 gusht 2025 në revistën Physics of Fluids.
Ekipi i udhëhequr nga Jan Vermant tregoi se birrat belge të fermentuara trefish kanë shkumbën më të qëndrueshme, ndërsa lagerët e fermentuar në fund dallohen për shpërbërjen e shpejtë të saj.
Deri tani besohej se proteinave të maltit të elbit të cilat ndikojnë në viskozitet dhe tension sipërfaqësor u takonte roli kryesor në forcën e shkumës. Studimi tregon se kjo është e vërtetë vetëm për lagerët, ku përmbajtja më e lartë e proteinave siguron stabilitet më të madh.
Në birrat e fermentuara disa herë, hyn në lojë një fenomen tjetër fizik: Efekti Marangoni rrjedhat sipërfaqësore të krijuara nga ndryshimet e tensionit, që ndihmojnë në forcimin e flluskave.
Një rol vendimtar luan edhe proteina LTP1, e cila ndryshon strukturën gjatë fazave të ndryshme të fermentimit, duke formuar membrana ose fragmente që e stabilizojnë më tej shkumën.
Kërkimi u zhvillua në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të birrës në botë, që synon të përmirësojë cilësinë e produkteve të saj.
“Tashmë i njohim saktësisht mekanizmat dhe mund të mbështesim industrinë”, deklaroi Vermant.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










