Kosova
“Shkrumb e hi”, qendra tregtare në Kosovë
Një qendër tregtare në Ferizaj të Kosovës është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës.
“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare “Viva Fresh Store” afër policisë është kapluar nga një zjarr, njofton albinfo.ch.
Tani është shuar tërësisht zjarri që përfshiu Viva Fresh Store në Ferizaj të hënën pas mesnate.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërkohë që hetuesia po kryen punën e saj për të zbuluar rrethanat që çuan në zjarr.
“Po, është shuar zjarri. Nuk ka të lënduar, ndërkaq hetimet po vazhdojnë”, ka thënë Veseli.
Policia ka deklaruar në orët e para të së martës së zjarri ishte shumë i madh dhe se ka nxitur alarm në gjithë qytetin e Ferizajt, derisa janë dëgjuar shpërthime të njëpasnjëshme që dyshohet se ishin bombola të gazit.


E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











