Shkurt.ch
Shkrimtarja shqiptare fiton bursën gjermane “Comburg”
Anila Wilms do të qëndrojë gjatë shtatorit në ish manastirin Comburg, në qytetin Schwäbisch Hall dhe do të shpërblehet me bursën prej 5000 eurove
Fituese e bursës së fondacionit Comburg për vitin 2014 është shkrimtarja shqiptare që shkruan edhe në gjuhën gjermane, Anila Wilms. Ajo do ta kalojë muajin shtator në Comburg, në qytetin Schwäbisch Hall dhe do të shpërblehet me bursën prej 5000 eurove.
“Është një lajm i mrekullueshëm, një dhuratë”, thotë Anila për mediet gjermane. “Zhytja në një atmosferë të tillë spirituakle do t`i bëjë shumë mirë punës sime kreativ. Gëzohem për manastirin, takimet njerëzore dhe për qytetin e bukur dhe ndjehem e nderuar”.
Manastiri i dikurshëm Bendediktin Comburg është sot seli e Akademisë për trajnimin e mësimdhënësve në landin Baden-Württemberg. Akademia u vë në dispozicion fituesve të bursës një banesë për katër javë, ndërsa nga mjetet e fondacionit të qytetit Schwäbisch Hall atyre u jepet edhe çmimi në para, në vlerë prej 4000 eurove ndërsa, nga viti 2014 kjo shumë rrumbullakësohet në 5.000 euro me kontributin plotësues prej 1000 eurove që e jep banka Bausparkasse Schwäbisch Hall. Fnweb.de
Anila Wilms është lindur në Tiranë në vitin 1971 dhe është rritur në Durrës. Në vitin 1994 ajo, si bursiste e DAAD është shpërngulur në Berlin dhe prej atëherë jeton në Gjermani si shkrimtare dhe publiciste. Në vitin 2012 Anila ka botuar në gjuhën shqipe dhe gjermane romain e saj debutues “Nafta shqiptare apo vrasje në rrugën e veriut” . me këtë roman ajo ka bërë bujë të konsiderueshme në opionionin letrar të Gjermanisë. Në vitin 2013 Anila Wilms ka fituar çmimin promovues “Adelbert-von-Chamisso” të fondacionit Robert-Bosch si dhe çmimin e Stutgartit për romane kriminalistike “”Bestes Debut”.
E-Diaspora
-
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë Sot, Agoni është pjesë e EasyJet Switzerland, duke përfaqësuar një brez të ri profesionistësh shqiptarë që... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring”
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










