Lajme
51 të vdekur në Turqi, mes tyre 3 kosovarë
Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit në 51, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e vendit, transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Mes viktimave janë edhe tre shqiptarë të Kosovës. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli. Personat që kanë humbur jetën janë përkatësisht; Nazmije Dograjan, 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja, 70-vjeçe dhe burri i saj, Bajram Dogruja, 73-vjeç. Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir, nuk mbijetuan nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.
“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se tre persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve të tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në postimin e ambasadës.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që deri në këto kohë ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë. Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit. Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










