Shqipëria
Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë
Helmimi masiv, Prokuroria e Krujës: Ekspertim mjeko-ligjor si dhe hetim të analizave të ujit të pijshëm
Prokuroria e Krujës ka reaguar zyrtarisht pas situatës në spital, ku janë paraqitur me shenja helmimi një numër i madh banorësh të këtij qyteti. Njoftohet se prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave.
Për të zbuluar shkaqet e helmimit, por edhe për të zbuluar përgjegjësit për këtë situatë, prokuroria njofton se është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Po ashtu po hetohen analizat fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës.
Pranë spitalit të Krujës edhe sot janë paraqitur për shërbim mjekësor banorë, të cilëve u janë shfaqur shenja helmimi. Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, banorët kanë konsumuar ujin rezervë që kanë mbajtur në shtëpi, thotë një prej mjekëve të spitalit.
Në total rreth 500 banorë janë paraqitur me simptoma të helmimit në urgjencë. Kurse nga mesdita e kaluar e deri në këto momente janë rreth 150 veta, të cilët janë paraqitur në spital për mjekim. Aktualisht ka disa persona të shtruar në spital. Sipas mjekëve, fluksi në spital duket se ka rënë sot, krahasuar me dy ditët e para, duke sjellë përmirësim të situatës. Nga ana tjetër, roja thotë se gjatë natës ka shkuar një numër i lartë personash në spital.
Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv të banorëve në Krujës. Kjo ishte deklarata e bërë nga Ujësjellësi i Krujës dhe ku tha se nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut, në veçanti në Malësinë e Krujës, ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Kryesisht amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.
Gjithsesi ky rast mbetet për t’u verifikuar, pasi analizat periodike të kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Një ditë pas helmimit masiv në Krujë, banorët kanë nisur të blejnë ujin për konsum, për shkak të dyshimeve se helmimi është shkaktuar nga uji i pijshëm.
Shenjat kryesore të qytetarëve që kanë pasur probleme kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh dje se të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë janë në gatishmëri dhe po kryejnë hetimet në të gjitha pistat e mundshme.
Brenda 72 orëve pritet të dalë edhe përgjigjja e analizave për ujin që kanë konsumuar banorët. Deri më tani janë kryer të gjitha analizat në burime. I gjithë qyteti i Krujës furnizohet nga dy burime, të cilat ndahen në 6 depo. Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar përpos rojave, edhe policia e rendit për të penguar gazetarët që të futen në ambientet e brendshme të spitalit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale














