Lajme
Shkon në 427 numri i të vdekurve nga koronavirusi
Hong-Kongu ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirusi të martën, ky është rasti i dytë fatal që shënohet jashtë Kinës nga virusi i ri.
Autoritetet kineze njoftuan se shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 427.
Mijëra qytetarë të huaj janë evakuuar nga epiqendra e virusit, qyteti Wuhan, ndërsa mijëra njerëz u bllokuan në një anije japoneze për shkak se u zbulua që një pasagjer është i infektuar me koronavirus, shkruan “Reuters”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kinë nga koronavirusi vdiqën 64 persona, që paraqet shifrën më të lartë deri më tash për një periudhë të tillë kohore.
Rritje të konsiderueshme shënoi edhe numri i personave të infektuar.
Për një ditë u infektuan 3235 persona, duke e çuar në 20 mijë e 438 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Prej tyre, së paku 151 raste të infektimit u shënuan jashtë Kinës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









