Shkurt.ch
Shkollë për tinejxherët që flenë deri vonë
Shkollat private në Britaninë e Madhe kanë realizuar ëndrrën e shumicës së nxënësve, të cilët flenë deri vonë çdo ditë të javës
Nxënësit në një shkollë private Hampton Court House në Surrey, një qytet në juglindje të Anglisë, nga shtatori do të fillojë mësimin vetëm pasdite, nga ora 13:30.
Disa institucione arsimore britanike tashmë kanë lëvizur orarin e fillimit të mësimit nga 10 ose 11 dhe 30 orë, por kjo është shkolla e parë në të cilën nxënësit do të vijojnë mësimet vetëm pasdite.
Kritikave se po inkurajohet dembelizmi në mesin e nxënësve, drejtori i shkollës, Guy Holloway, u është përgjigjur se me orarin e ri nxënësit do të organizojnë më mirë ditën.
“Ka fakte që konfirmojnë se shumë tinejxherë nuk flenë sa duhet gjatë javës dhe kjo ka pasoja negative për shëndetin e tyre mendor dhe fizik”, tha ai në një deklaratë për “Daily Mail”.
“Studimet, sipas tij, tregojnë qartë se tinejxherët janë të programuar që të shkojnë vonë në shtrat dhe kjo gjendje zakonisht zgjat deri në moshën 21-vjeçare”, tha Holloway.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









