Lajme
Shkollat profesionale, perspektiva e të rinjve
Tregu i punës, perspektiva, si dhe mjetet financiare, sipas të rinjve kosovarë, janë faktorët që diktojnë në përzgjedhjen e profesionit tek maturantët
Shumica e të rinjve në Kosovë e kuptojnë se shkollimi profesional është bazë për punësim në të ardhme, por shumë nga të anketuarit në Prishtinë e kanë problem të përcaktohen se në cilin drejtim do ta zgjedhin. Ata e konsiderojnë si njërin nga vendimet më të vështira, pasi që, siç thonë, po bëhet fjalë për të ardhmen e tyre profesionale.
Tregu i punës, perspektiva, si dhe mjetet financiare, sipas tyre, janë ata faktorë që diktojnë në përzgjedhjen e tyre.
Shumë nga të rinjtë e anketuar nga REL thonë të jenë më shumë të interesuar për aftësimin profesional sesa të studiojnë në Universitetin e Prishtinës apo edhe në fakultetet tjera private, të cilat gjenden në Kosovë.
Blerimi, një i ri nga qyteti i Prishtinës, thotë se do të zgjedhë një profesion, nga i cili do të kishte një të ardhme të sigurt dhe të mirë. Sipas tij, lloji i profesionit nuk ka rëndësi, por suksesi që arrin nga ajo që zgjedh.
“Orientimi i jetës profesionale është një gjë komplekse, pasi që shumë faktorë kanë influencë mbi përzgjedhjen e profesionit. Kuptohet që për vendimmarrje duhet te shikohet se cilin profesion e kërkon tregu më së shumti, çfarë perspektive kam me atë profesion, dhe se sa mundësi ka vendi im Kosova për atë profesion që unë do ta zgjedh”, shprehet ai.
Teuta Limani, 17 vjeçe nga Fushë Kosova, mendon se vendimi që do të duhet të marrë ajo për të ardhmen e saj, ka një rëndësi mjaft të veçantë për jetën profesionale në të ardhmen.
“Fakultet apo profesion, është një vendim individual, talenti dëshira dhe mundësite që i kam, vendosin për jetën time profesionale. Është një vendim me rëndësi të madhe, apo thënë ndryshe është arkitekt i ardhmërisë sime”, thekson ajo.
Ndërkohë, zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, thonë disa prej të rinjve, po iu diktojnë edhe zgjedhjen e fakultetit apo aftësimit profesional në ndonjë fushë të caktuar. Ata tregojnë për raste të shumta të familjarëve apo shoqërisë së tyre, të cilët kishin studiuar në ndonjë fakultet, por nuk kishin arritur të punësohen.
Diellza është 17 vjeçe dhe në këtë vit ajo do të vendosë për orientimin e saj profesional.
“Të jetosh në Kosovë, më mirë është të zgjedhësh një zanat sesa të shkosh të studiosh në fakultetet tona për faktin se shumë të rinj, të cilët kanë studiuar në fakultete, nuk kanë arritur të gjejnë punë, kështu që zanati mendoj se do të jetë zgjedhje e duhur për mua”, thotë Diellza.
Vështirësitë për regjistrim në ndonjërin nga fakultetet në Universitetin e Prishtinës, thotë një i ri, kanë bërë që ai të mendojë që të zgjedhë aftësim profesional në një fushë të caktuar.
“Sa vështirë është bërë të regjistrohesh në fakultet publik më mirë është të përfundoj një shkollë të zanatit, më lehtë gjen punë, sesa të kesh të kryer një fakultet, paguhesh më shumë me punë zanati dhe shumë gjëra tjera”, shprehet Arianiti.
Në Kosovë, qendrat e aftësimit profesional në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ofrojnë trajnime falas për afër 30 profesione të zgjedhura në bazë të analizës së tregut të punës. Aftësim profesional ofrohet për rrobaqepësi, furrtari, inxhinieri, kuzhinier dhe shumë profesione tjera.
Ndryshe, të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat flasin për vitin 2015, tregojnë se niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7 për qind.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









