Jeta në Zvicër
Hapet edhe një klasë shqipe në Hori të Kantonit të Cyrihut
Edhe shkolla shqipe e Horit në Kantonin e Cyrihut, i bashkëngjitet shkollave të tjera, të cilat janë hapur gjatë këtij viti shkollor 2019/20
Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër nuk kanë të ndalur. Me një punë serioze dhe me një përkushtim të veçantë mësues dhe prindër arritëm, që gjatë këtij viti shkollor të hapim mbi tridhjetë shkolla, në vendbanime të ndryshme të Kantonit të Cyrihut dhe në kantonet tjera. Hapen shkollat njëra pas tjetrës dhe me këtë dëshmohet se interesimi i prindërve shqiptarë nuk mungon dhe bashkë me interesimin e tyre radhiten edhe sukseset e nxënësve. Kësaj radhe prezantojmë Shkollën shqipe në Komunën Hori që sot, më 26.
Shkurt 2020, filloi mësimi në gjuhën shqipe. Mësimit i prinë në këtë pikë shkollore mësuesja Teuta Myrtaj. Dhjetëra nxënës të kësaj komune sot pasuruan edhe klasën e shkollës shqipe, jo vetëm me prezencën e tyre por edhe me dëshirën e madhe për ta mësuar sa më mirë gjuhën shqipe. Veçmas duhet të theksojmë gëzimin e prindërve, sepse tani më në fund u hap një pikë shkollore ku mund edhe ata t`i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.
Mësuesja Teutë Myrtaj sëbashku me nxënësit e Shkollës shqipe në Hori
Buzëqeshja e Erdës, Erinës, Linës, Analinës, Leonit, Lendionit, Lianit, Jolës, Besës, Besimit, Lianës… është paralajmërimi më i bukur për fëmijët shqiptarë që jetojnë në këtë komunë. Dhe kjo buzëqeshje njëherit është edhe një thirrje edhe për fëmijët e tjerë, që t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare dhe të regjistrohen në ditët në vijim.
Thirrja “Ejani në shkollën shqipe – Eja edhe ti me ne” që e kanë lansuar nxënësit dhe mësuesit e shkollave Shqipe në Zvicër po bëhet gjithnjë e më tepë realitet. Në ditët në vazhdim do t`iu njoftojmë edhe për hapjen e shkollave të tjera në Kantonin e Cyrihut si dhe në kantonet tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














