Lajme
Shkolla në Cyrih anulon aktivitetet pas kërcënimeve
Një shkollë e mesme në Stäfa, kantoni i Cyrihut, ka anuluar “Ditën e saj të gjinisë” pas kërcënimeve që kanë marrë drejtuesit e shkollës, shkruan swissinfo.ch.
Të enjten shkolla lëshoi një deklaratë, duke njoftuar anulimin e ngjarjes, pasi anëtarët e stafit kishin marrë kërcënime.
Kritika nuk munguan edhe në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe politikanë të shquar. Njëri prej tyre, Andreas Glarner, nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, duke kërkuar shkarkimin e udhëheqësve të shkollës. Një tjetër parlamentar nga Partia Popullore, Roger Köppel, tha në transmetimin e tij të videos në Weltwoche Daily se ngjarja ishte një “seksualizim i mësimeve në shkollë”.
Bordi drejtues gjithashtu pati frikë nga ndërprerjet atë ditë. “Ne e anuluam ditën kryesisht për shkak të situatës së sigurisë”, tha Patrick Rüedi, Drejtor i Arsimit në komunë. Ai tha për Tages-Anzeiger se ishte “i tronditur” nga përgjigjja, veçanërisht pasi pa fletushka që ftonin njerëzit të paraqiteshin në shkollë të hënën, përcjell albinfo.ch.
Politikani i Partisë Radikale-Liberale të qendrës së djathtë, Christian Haltner, i cili është president i Komunës Stäfa, denoncoi sulmet, duke thënë veçanërisht se “deputetët kombëtarë nuk duhet të ndërhyjnë në autonominë komunale”.
Temat e ‘Ditës Gjinore’ janë përfshirë edhe në kurrikulën “Lehrplan21”, plani i studimit për Zvicrën gjermanishtfolëse. Sipas autoriteteve lokale, qëllimi ishte të “inkurajohen të rinjtë të reflektojnë mbi standardet dhe vlerat e tyre dhe të diskutojnë hapur identitetin gjinor dhe seksualitetin”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











