E-Diaspora
Shkolla kosovare binjakëzohet me atë „Europäische Mittelschule“ të Vjenës

Një grup prej dhjetë nxënëseve të klasave 7/8 të shkollës fillore „Pjetër Bogdani“ nga Prishtina kanë qëndruar për tri ditë në Vjenë të Austrisë.
Nxënësit e shkollës “Pjetër Bogdani” nga Prishtina, së bashku me drejtoreshën e shkollës, Jehona Oruçi, Dafina Miftari, Besa Morina dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Lirije Gosalci dhe Fatos Osmani, ishin mysafirë në shkollën „Europänische Mittelstufe“ – EMS në Vjenë.
Ata u mirëpriten nga drejtoresha e shkollës, znj. Christine Schiller, nga mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle.
„Që nga viti i kaluar ka filluar bashkëpunimi në mes të dy shkollave. Nxënësit e dy shkollave kaluan shumë mirë me njëri -jetrin, ndërkohë udhëheqësit e shkollave shkëmbyen përvojat e tyre mësimore. Ishte një vizitë shumë miqësore”, thotë Drita Cacaj, udhëheqëse e grave të Partisë Popullore në Austri (ÖVP) për çarkun Margaret të Vjenës.
Gjatë kësaj vizite u bë edhe binjakëzimi mes dy shkollave.
„Jemi të lumtur që pas përpjekjeve tona, arritëm të bëjmë binjakëzimin në mes dy shkollave. Projekte të ndryshme pritet të implementohen në të ardhmen në mes shkollës nga Prishtina dhe asaj nga Vjena. Kjo njëkohësisht tregon edhe për ruajtjen e miqësisë së mirë që ka shteti austriak me atë të Kosovës”, theksoi znj. Cacaj e cila gjatë tri ditëve ishte kudo duke i shoqëruar nxënësit kosovarë.
Nxënësit nga Kosova për nder të shënimit të Ditës së Evropës, më 9 Maj 2019, performuan shkëlqyeshëm para shumë personaliteteve të shquara të Vjenës, në programin “Europafest” me këngët: “We are the World” dhe “Baresha”.
“Nxënësit tanë vizituan edhe Parlamentin e Austrisë, ku edhe aty performuan këngën “Baresha”. Gjatë vizitës përveç që u vizituan vende te ndryshme kulturorë-historike të Vjenës, u zhvilluan edhe takime të ndryshme me rëndësi të veçantë për ne siç ishin me Dr. Andrea Schmölzer, koordinatore për Çështjet Shumëpalëshe të BE-së dhe me znj. Deborah Burger, Shefe e Divizionit për Gjuhë të huaja dhe Zëvendësshefe e Zyrës”, thuhet në një komunikatë të shënuar në “Facebook” në faqen e shkollës “Pjetër Bogdani”.
Transportimi i nxënëseve nga Kosova është bërë me autobus nga agjencia “Loshi Reisen”.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026