Sport

Shkodran Mustafi, në lidhje më modelisten shqiptare në Zvicër

Futbollisti shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, nuk është më i vetëm. Ai është në lidhje me modelisten shqiptare, e cila jeton në Zvicër, Vjosa Kaba. Ndonëse ende pa ndonjë konfirmim zyrtar, sipas medieve shqiptare, çifti gjatë ditës së djeshme, pikërisht më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, kanë zgjedhur edhe të ndërrojnë unazat e fejesës.

Vajza që ia ka rrëmbyer zemrën djaloshit me prejardhje nga Gostivari është modeliste dhe pjesëmarrëse në shumë spektakle të bukurisë në Zvicër. Vjosa është nga Veleshta e Strugës, banon në Dietikon të Cyrihut.

Por, gjëja që bie në sy në lidhjen e çiftit është mosha. Edhe pse Vjosa është 4 vjet më e vjetër, kjo duket nuk e ka penguar futbollistin shqiptar të përfaqësues gjermane.

Vite më parë, për Vjosën mediet patën shkruar se ishte në lidhje me futbollistin tjetër shqiptar, Jurgen Gjasula, i cili luan në kampionatin gjerman.