Integrimi
Shkencëtarja shqiptare, prorektore në Universitetin e Darmstadt-it
Këtë detyrë Prof. Mira Mezini e ka filluar nga 1 janari 2014. Në sektorin e saj bëjnë pjesë transferi i teknologjisë dhe i dijes etj. Mandati i saj zgjat tri vite
Mira Mezini është emër i njohur në fushën e teknologjisë infomatike në Gjermani. Një vit më parë ajo ka fituar si femra e parë çmimin ERC, më të lartin që ndahet në Evropë pë arritje shkencore.
Mezini, e lindur dhe shkolluar në Shqipëri, ka bërë specializime të shumta dhe qëndrime studimi, në SHBA dhe në Gjermani. Këtu ajo punon si profesoreshë e rregullt në Universitetin Teknik të Darmstadtit. Së fundi ajo është zgjedhur vicepresidente (prorektore) e këtij universiteti. Këtë detyrë Prof. Mezini e ka filluar nga 1 janari 2014.
Në sektorin e saj bëjnë pjesë transferi i teknologjisë dhe i dijes si dhe angazhimi për “Alumni” (absolventët e universitetit). Mandati i saj zgjat tri vite. Ajo, së bashku me presidentin dhe kancelarin dhe dy vicepresidentë tjerë është pjesë e presidiumit të Universitetit Teknik të Darmstadtit.
Në një prezantim të bërë në faqen e universitetit në fjalë, Mira Mezini shpalos planet e saj për mandatin e sapofilluar. “Planifikoj forcimin e përpjekjeve për rezultate të avancuara në fushën e hulumtimit dhe të inovacionit, ku ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar”.
Ajo ka shtuar se në mesin e objektivave të saj bën pjesë edhe intensifikimi i partneritetit të Universitetit Teknik me ekonominë dhe me shkencën dhe afrimi më i madh me organizata tjera hulumtuese jashtuniversitare..Menaxhimi i patenteve dhe komercializimi i të arriturave në fushë të softuerit janë pikat tjera ku Mezini e sheh veten të angazhuar gjatë tri viteve në vijim.
Mira Mezini, profesoreshë e Informatikës në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, ka fituar në vitin 2012 çmimin ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë euro që e ndan Këshilli për Promovim të Hulumtimeve Shkencore (European Research Council – ERC).
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












