Lajme
Shkencëtari prapa vaksinës, i bindur se do t’i japë fund pandemisë
Në një prononcim të fundit, shkencëtari prapa vaksinës së parë kundër COVID-19 është duke nxjerrë rezultate të mira në fazën e fundit të testimeve dhe është i bindur se produkti i tij “do t’i japë fund pandemisë” që e ka bllokuar botën më 2020, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, kompania gjermane “BioNTech” dhe gjiganti farmaceutik amerikan “Pfizer”, përmes një komunikate për media të hënën njoftuan se vaksina e përbashkët e tyre ka tejkaluar pritjet në fazën e tretë të testimeve, duke u treguar 90 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes.
Mungesa e të dhënave të plota ka lënë shumë pyetje pa përgjigje nëse vaksina do të jetë efektive edhe për të infektuarit asimptomatikë, transmeton tutje albinfo.ch.
Po ashtu, shefi ekzekutiv i “BioNTechit”, Ugur Shahin, në një intervistë për “The Guardian” është shprehur tejet optimist për vaksinën.
“Nëse pyetja është se a mund të ndalim pandeminë me këtë vaksinë, përgjigja ime është: Po, sepse besoj që edhe mbrojtja vetëm e simptomatikëve do të ketë efekt dramatik”, ka thënë ai.
Deri kur u zbuluan rezultatet e testimeve, shkencëtari ka thënë se s’ishte i sigurt nëse vaksina e tij mund të nxisë reagimin e sistemit imunitar të njeriut.
“Ishte e mundshme që virusi të mos prekej nga vaksina dhe të gjente mënyrën për në qeliza e njerëzit të vazhdonin të sëmureshin. Tani e dimë që vaksinat mund ta mposhtin virusin”, ka shtuar ai.
55-vjeçari ka thënë se përqindja e lartë e efikasitetit ia ka shtuar sigurinë për vaksinën.
Shahin ka shtuar se të gjitha pyetjet vendimtare për efikasitetin e vaksinës do të marrin përgjigje në javët dhe muajt në vijim. Për rastet asimptomatike ai ka thënë se përgjigja mund të vonohet deri një vit.
Shpresa e tij është se ata që marrin vaksinën, përmes dy injektimeve në krah brenda tre javësh, do të jenë imun nga koronavirusi për të paktën një vit.
Në gjithë botën, më shumë se 52 milionë persona janë infektuar me COVID-19. Gati 1.3 milionë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













