Tematike
Shkencëtarët zviceranë zhvillojnë vaksinën që jepet përmes hundës
Një sprej hundësh mund të zvogëlojë transmetimin e viruseve nga njerëzit e infektuar që janë vaksinuar. Studiuesit zviceranë janë duke punuar në të
Vaksinat që injektohen në Zvicër mbrojnë shumë mirë kundër formave të rënda të Covid-19. Por çfarë ndodh kur ndonjëherë njerëzit që janë vaksinuar janë ende të infektuar dhe e transmetojnë virusin?
Sigurisht, do të ishte mirë që vaksina të mund ta parandalonte këtë, thotë imunologu Christoph Berger nga Spitali Universitar i Bazelit. “Ky është një qëllim ambicioz”, shton ai, shkruan srf.ch.
Por veçanërisht te viruset, të cilat si korona futen në trup përmes traktit respirator, është e vështirë të arrihet, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht përpjekjeve, kjo ende nuk është arritur në rastin e gripit.
Pasi viruset të kenë depërtuar përmes hundës, ato shumohen shpejt në mukozë. Edhe tek njerëzit që janë vaksinuar, sistemi imunitar e ka vështirë të reagojë aq shpejt sa ta ndalojë. Kështu, ndodh që ndonjë person edhe pse i vaksinuar, bëhet ngjitës, të paktën përkohësisht.
Sidoqoftë, ekziston një qasje që sipas disa ekspertëve, do ta bllokojë transmetimin. Fjala është për një vaksinë që spërkatet në hundë. Kjo stimulon qelizat imune në mukozë dhe ato formojnë antitrupa të veçantë të tipit IgA që mund të kapin viruset pushtuese, thotë Christoph Berger: “Kjo mund të parandalojë infeksionin dhe jo rrjedhën serioze të sëmundjes. Dhe mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit “.
Një ekip kërkimor zvicerano-gjerman është duke ndjekur këtë qasje, të mbështetur financiarisht nga Fondacioni Zviceran i Shkencës. Ekipi ka krijuar një virus korona të dobësuar duke përdorur metoda inxhinierike gjenetike dhe ka injektuar këtë në hundë brejtësve eksperimentalë. Ata janë mbrojtur nga sëmundjet pas një doze vaksine.
Por bllokimi i plotë i një transmetimi ende nuk është i arritshëm, thotë drejtuesi i ekipit Volker Thiel nga Universiteti i Bernës: “Njerëzit gjithmonë do të jenë në gjendje të infektohen sepse mukoza është e ekspozuar.” Duhet një kohë e caktuar derisa sistemi imunitar të jetë ngritur, pavarësisht vaksinimit.
Më efektive se vaksinat e ARNi?
Të vaksinuarit në këtë mënyrë mund të jenë, të paktën, më pak ngjitës, përcjell albinfo.ch. Dhe vaksina potenciale zvicerane do të kishte edhe përparësi të tjera: Një sprej hunde mund të aplikohet lehtësisht nga personeli ndihmës, pasi nuk ka nevojë për shiringë.
Dhe mbi të gjitha, thotë Volker Thiel, virusi i dobësuar mund të stimulojë sistemin imunitar edhe më shumë sesa vaksinat mRNA, të cilat trajnojnë sistemin imunitar me vetëm një proteinë të vetme të virusit: “Vaksinat me viruse të dobësuara ndoshta kanë një efekt shumë më të gjerë dhe do të jenë më të mira për variantet e ardhshme të virusit “.
Por, se kur do të jetë e gatshme vaksina në fjalë, Volker Thiel nuk mund ta thotë. Ai shpreson se provat klinike te njerëzit mund të fillojnë brenda një viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










