Koronavirusi: çast pas çasti
Me ç’ probleme janë ballafaquar rreth një e treta e rasteve të rënda me COVID-19
Shkencëtarët tregojnë dukuritë që kanë vërejtur te pacientë të ndryshëm me koronavirus
Rreth një e treta e rasteve të rënda të COVID-19 kanë pasur forma të rrezikshme të trombozës, që mund të jetë një faktor që kontribuon në shkallën e vdekshmërisë midis pacientëve, pretendojnë shkencëtarët.
Tromboza, pra mpiksja e gjakut, shkakton inflamacionin e mushkërive që paraqet një reagim natyral të trupit ndaj coronavirusit, kurse frekuenca jashtëzakonisht e lartë e koagulimit të gjakut te pacientët e shtrirë në spital për COVID-19 është vërejtur gjatë marsit, transmeton Telegrafi.
Për më tepër, është vërejtur formimi i qindra mpiksjeve të vogla në mushkëri të disa pacientëve, kurse coronavirusi ka shkaktuar edhe një numër të shtuar të rasteve të trombozës që potencialisht ka qenë fatale.
Prandaj, ka nga ata që besojnë se numri i vërtetë i rasteve të rënda të COVID-19, te të cilat shfaqet tromboza mund të jetë shumë më e lartë, e përveç trombozës, gjaku më i trashë çon në një frekuencë më të lartë të sulmit në tru dhe zemër.
Përveç kësaj, disa studime tregojnë se antikoagulantët që aktualisht përdoren për të parandaluar trombozën nuk janë gjithmonë efektive, në anën tjetër, një rritje e konsiderueshme e dozës së këtyre agjentëve mund të çojë në një gjakderdhje të rëndë.
Kjo edhe është arsye pse antikoagulantët po testohen, kurse një ekspert nga Britania e Madhe paralajmëron se ekziston një linjë e hollë midis thyerjes së suksesshme të mpiksjes së gjakut dhe shkaktimit të gjakderdhjes potencialisht fatale.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









