Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksina ruse ka shfaqur reagim imunitar, thonë shkencëtarët
Shkencëtarët rusë kanë publikuar rezultatet nga testimet e vaksinës së emëruar Sputnik V për luftimin e koronavirusit, që u aprovua nga qeveria ruse në muajin gusht.
Studimi i publikuar në revistën britanike The Lancet, më 4 shtator, tregon se pacientët e përfshirë në testimet e hershme kanë zhvilluar antitrupa. Rusia ka aprovuar vaksinën për përdorim të brendshëm më 11 gusht.
Kjo ka shkaktuar reagime ndërkombëtare nëse Rusia është ngutur për të lansuar një vaksinë pa kaluar nëpër të gjitha fazat e testimit.
Në këtë studim, hulumtuesit rusë kanë raportuar për dy testime të kryera në qershor dhe korrik, ku përfshihen 38 persona të rritur, të shëndetshëm, të moshave 18-60 vjeç.
Ata, sipas studimit, u monitoruan për 42 ditë dhe të gjithë kanë zhvilluar antitrupa brenda tri javësh.
Një dobësi e këtij studimi konsiderohet se shumica e personave të testuar kanë qenë nën moshën 30-vjeçare, derisa koronavirusi konsiderohet i rrezikshëm për më të moshuarit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












