Bota
Shkencëtarët: ‘Selfie’ shkakton narcizëm
Hulumtimet shkencore të Universitetit Swansea tregojnë se ‘selfie’ shkakton narcizëm. Rezultatet e një studimi të gjerë të universitetit prestigjioz britanik tregojnë se publikimi i shpeshtë i ‘selfie’-ve në rrjetet sociale mund të shkaktojë sjellje narcizoide.
Hulumtimi tregon se personat të cilët disa herë kanë publikuar foto dhe video në internet, është vërejtur rritje e vetive narcizoide me 25 për qind, përcjell albinfo.ch.
Studiuesit e Fakultetit të Psikologjisë gjatë katër muajve kanë ndjekur aktivitetet e 74 personave në rrjetet e njohura sociale.
Çrregullimi narcizoid tek personat karakterizohet me një ndjenjë të rritur të vetëpëlqimi. Vlera personale theksohet në mënyrë joreale me një egocentrizëm të theksuar.
Shpesh herë fantazojnë për suksese të pafundme, aftësi të mëdha, superioritet, bukuri, inteligjencë, forcë të madhe dhe dashuri ideale.
Qëllimi dhe funksioni i fantazive të tilla është për të plotësuar dhe ndryshuar realitetin si dhe ambiciet të cilat nuk mund të arrihen.
Studimi ka përfshirë personat e grupmoshës nga 18 deri 34 vjeç ndërsa janë pyetur rreth perceptimit të tyre për personalitetin e tyre.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











