Lajme
Shkencëtarët gjermanë identifikojnë shenjën paralajmëruese për COVID të rëndë
Është ende e paqartë pse shumë njerëz të infektuar me COVID-19 kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare, përderisa shumë të tjerët kanë simptoma të rënda e madje edhe vdesin, raporton DW, përcjell Albinfo.ch.
Tek pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19 mushkëritë pësojnë inflamacion, nganjëherë preken edhe zemra apo veshkat. Gjaku shpeshherë mund të mbikuagulohet, gjë kjo që si rrjedhojë mund të shkaktojë formim të mpiksjes në mushkëri. Ky është shkaktari akut më i zakonshëm i vdekjeve në rastet e rënda me COVID-19.
Tani një ekip nga universitetet dhe institutet hulumtuese në veri dhe jug të Gjermanisë, si dhe në Holandën fqinje ka zbuluar një tregues kyç në gjakun e pacientëve me COVID-19, i cili mund të shërbejë si një paralajmërim i hershëm për shfaqjen e një rasti të rëndë të sëmundjes.
Në mostrat e gjakut shkencëtarët e “Precision Medicine” nga Fondacioni Gjerman i Hulumtimeve në “Chronic Inflammation Cluster of Excellence” kanë zbuluar qelizat pararendëse të trombociteve, të cilat mund t’i shfaqin problemet me koagulim të gjakut.
Në mënyrë të rregullt, megakariocitet, që kontribuojnë në prodhimin e trombociteve, janë gjetur në palcën e eshtrave. Kur megakariocitet përfundojnë në gjak, ato mund t’i shpërfaqin problemet e përafërta me koagulimin, thuhet në studimin e kryer. Kjo mund të tregojë se këto qeliza të papjekura shkaktojnë probleme të rrezikshme koagulimi.
Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu një numër të madh të qelizave të papjekura të kuqe të gjakut në mostrat që në kushtet tipike do të ishin pjekur në palcën e eshtrave.
Këto qeliza të kuqe të gjakut janë përgjegjëse për përçimin e oksigjenit nëpër trup. Një rritje e shënuar tek këto qeliza pararendëse të qelizave të kuqe të gjakut është tregues i mungesë së oksigjenit, një reagim ky që evidentohet në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.
“Së bashku me të dhënat e tjera si vlerat klinike laboratorike dhe matjet e korrierëve inflamatorë, ishim në gjendje të krijonim një lloj të gjurmëve të gishtërinjve, një nënshkrim ky i funksioneve të larta të këtyre qelizave dhe t’i përcjellin me kalimin e kohës”, ka thënë Neha Mishra, mjeke, që është duke bërë studime si postdoktorante në Institutin e Biologjisë Klinike Molekulare në Universitetin e Kielit.
Kjo “gjurmë e gishtit” mund të përdoret për ta diktuar një rast potencial serioz të sëmundjes qysh në një fazë të hershme, që do të thotë se kujdesi shëndetësor emergjent mund të personalizohet në përputhje me rrethanat ekzistuese dhe të ditura.
Zbulimet janë publikuar në gazetën shkencore “Immunity” nga një ekip studimor ndërkombëtar nga Universiteti i Kielit, Universiteti i Qendrës Mjekësore Schleswig-Holstein dhe universitetet në Bonn, Cologne, Lübeck, Tübingen dhe Nijmegen. Qendra e Hulumtimeve Borstel – Qendra e Mushkërive Leibniz, Qendra Gjermane për Sëmundje Neurodegjenerative dhe “Deutsche COVID-19 OMICS Initiative” e Fondacionit Gjerman të Hulumtimeve, ishin të përfshira në këtë studim madhor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












