Integrimi
Shkëlzen Gashi, lojtar i muajit në superligën zvicerane
Ai ka mbledhur votat e 46.8% të lexuesve. Pastaj vjen Albert Bunjaku nga FC St. Gallen me 16.5 për qind, ndërsa Berat Sadiku në FC Thun me 6.4% është i pesti
Shkëlzen Gashi është zgjedhur lojtari i dalluar i muajit në superligën zvicerane. 46.8 për qind e lexuesve të gazetës “Blick” kanë zgjedhur Shkëlzen Gashin si futbollist të muajt gusht.
Pastaj vjen Albert Bunjaku nga FC St. Gallen me 16.5 për qind, Davide Chiumiento në FC Zürich me 16.1%, Raphael Nuzzolo në YB me 14.2% dhe Berat Sadiku në FC Thun me 6.4%.
Në Zvicër Gashi po gëzon simpati te madhe te tifozët e futbollit. Të njëjtën mbështetje e ka gëzuar edhe në ekipin e kombëtares shqiptare. Në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Portugalisë sulmuesi i FC Baselit e kishte shikuar lojën nga bankinat rezervë, ngase ishte i lënduar.
Por në Portugali luajtën futbollistë të tjerë të superligës zvicerane: Lenjani nga St. Galleni, Kukeli nga FC Zuerich, Abrashi Grasshoppers dhe Taulant Xhaka FC Basel.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













