Futboll
Shkëlqimi i Rashicës në Gjermani
Ai disa vjet më parë luante për Kosovën e Vushtrrisë, derisa sot është yll në Gjermani
Nuk kaluan as tre minuta kur Milot Rashica shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Mainzit, ku skuadra e tij e fitoi 3:1.
Rashica i gjendur përballë portës nuk gaboi për 1:0, derisa më pas edhe asistoi, duke dëshmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon në skuadrën gjermane.
Ylli i Kosovës tashmë ka arritur në kuotën e tetë golave në Bundesliga, teksa ka edhe dy asistime, përcjell albinfo.ch.
Ai iu bashkua skuadrës gjermane nga Vitese, dhe pas një fillimi jo shumë të mirë, tashmë është ambientuar në skuadrën gjermane duke qenë lider.
Tashmë kanë arritur ofertat në drejtim të futbollistit të Kosovës, për të cilin po interesohen shumë skuadra të njohura.
Nuk është befasi që Rashicën të shohim në një skuadër më të madhe evropiane në sezonin e ardhshëm.
Ai disa vjet më parë luante për Kosovën e Vushtrrisë, derisa sot është yll në Gjermani.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











