Shkurt.ch
Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Gjenevë
Hetimet kanë zgjatur për muaj të tërë, në bashkëpunim me Policinë e Gjenevës dhe rojet kufitare. Trafikantët e dyshuar kanë vepruar kryesisht në Yverdon-les-Bains dhe Vevey.
Hetuesit ishin fokusuar në arrestimin e trafikantëve të kokainës që kanë qenë aktiv në Kantonin Vaud dhe që kanë pasur kontakte jashtë vendit. Grupi ka qenë i përbërë kryesisht nga shtetas të Afrikës Perëndimore dhe ka qenë i shtrirë deri në Holandë.
Sipas një komunikate për media, personat e arrestuar janë të moshës prej 28 deri 51-vjeçare, njofton Albinfo.ch. Bëhet fjalë për gjashtë nigerianë, pesë prej të cilëve me vendbanim në Zvicër, dy rumunëve me vendbanim në Holandë, dy polakëve gjithashtu me vendbanim në Holandë, dy shtetasve gjermanë dhe një shqiptari me vendbanim në Zvicër.
Grupit të trafikantëve i është konfiskuar një sasi prej 13,8 kg kokainë, 91.000 franga dhe 54.000 euro. Hetimet kanë dëshmuar se “disa qindra” kilogramë kokainë kanë qenë të importuara në Zvicër, ka pohuar policia pa saktësuar ndonjë shifër konkrete.
Konfiskimi i 14 kilogramëve kokainë është njëri ndër më të mëdhenjtë që ndonjëherë është realizuar në Kantonin Vaud.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









