Shkurt.ch
Shkalla e tolerancës, 0.1 promil alkool në gjak
Kjo vlen për shoferët profesionistë, ndjekësit e kurseve për patentshoferë dhe disa kateori tjera
Me vendimin më të ri të Këshillit Federal, nga një janari i vitit 2014 do të hyjnë në fuqi masa të reja të cilat pritet të shtojnë nivelin e sigurisë në komunikacionin rrugor. Masat në fjalë parashohin që shoferët profesionistë, të posamësiarit, nxënësit që ndjekin autoshkollën dhe shoqëruesit e këtyre të fundit, nuk guxojnë të kenë më shumë se 0.1 promil alkool në gjak.
Një masë tjetër shtesë kërkon nga ngasësit e automjete të ndezin dritat në mënyrë të detyrueshme edhe gjatë ditës.
Në një pako masash në kuadrin e programit për sigurinë në rrugë “Visa Sicura” qenë vendosur rregulla të ashpërsuara sa i përket ngasjes së shpejtë e të papërgjegjshme. Mirëpo, pasi që kantonet e kanë zvarritur jetësimin e këtyre rregullave, Qeveria Federale ka shpallur ndërkohë edhe pakon e dytë të masave.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









