Koronavirusi: çast pas çasti
Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit për 14 %
Mesatarisht niveli i paupunësisë do të jetë 15 përqind në tre mujorin e dytë.
Ekonomia amerikane, e cila pësoi rënie për 4.8 për qind në tremujorin e parë, pritet të tkurret në mënyrë dramatike me 37.7 për qind ndër vite në tremujorin e dytë, në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), tha Zyra e Buxhetit e Kongresit.
Masat, si distancimi social, për të penguar përhapjen e COVID-19 ndikuan si në kërkesën dhe furnizimin e përgjithshëm të mallrave, ashtu edhe të shërbimeve në vend dhe shkaktuan një rënie, theksoi zyra.
Sipas parashikimeve të zyrës, ekonomia amerikane do të rritet me 21.5 për qind në tremujorin e tretë dhe 10.4 për qind në tremujorin e katërt.
Zyra gjithashtu pret një rënie prej 5.6 për qind për vitin 2020 dhe një rritje pozitive prej 4.2 për qind për vitin e ardhshëm.
“Në prill, shkalla e papunësisë u rrit në 14.7 për qind, shkalla më e lartë në historinë e të dhënave mujore. Në parashikimet e CBO, mesatarisht niveli i papunësisë do të jetë 15 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti dhe do të rritet në 16 për qind në tremujorin e tretë”, shtohet më tej.
Norma ishte parashikuar të bije gradualisht në 8.6 për qind deri në tremujorin e fundit të vitit 2021, theksoi zyra.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht rajonet më të goditura janë Evropa dhe SHBA.
Pandemia ka marrë mbi 323.300 jetë njerëzish në të gjithë botën, me më shumë se 4.9 milionë raste të konfirmuara, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në pothuajse 1.7 milion, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.
Në SHBA, virusi deri më tani ka infektuar afro 1.53 milion njerëz dhe ka shkaktuar 91.921 vdekje.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











