Shkurt.ch
Shkalla e papunësisë në gusht, pothuaj e pandryshuar
Në krahasim me korikun gjatë gushtit kanë qenë 1440 të papunë më tepër por kjo nuk e ka prekur përqindjen e papunësisë, e cila mbetet sërish 3%
Shkalla e papunësisë gjatë muajit gusht në Zvicër ka pësuar një ngritje simbolike në krahasim me muajin korrik. Numri i gjithëmbarshëm i të papunëve, i regjistruar këtë muaj ka qenë 129.956 veta ose 1440 veta më shumë se në muajin paraprak.
Por, një ndryshim i tillë nuk e ka prekur pjesëmarrjen e të papunëve në numrin e përgjithshëm të njerëzve të aftë për punë, e cila mbetet sërish 3%.
Ndërkaq, krahasuar me gushtin e vitit 2012 (kur kjo shkallë ishte 2.8%) është shënuar një rritje prej 10133 të njerëzve që kërkojnë punë, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco).
Më së shumti gjatë gushtit është rritur numri i të papunëve te të rinjtë. Në mesin e të rinjve të moshave 15 deri 24 vjeçare, në muajin gusht kanë qenë 20197 të papunë, që është për 2566 më shumë se një muaj më parë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










