Bota
Shkalla e papunësisë në Gjermani, më e ulëta në 25 vitet e fundit
Sipas të dhënave që ofron Zyra Federale e Punës, Gjermania, vitin 2016 e ka përmbyllur me 2.691 milionë të papunë, shifër kjo që është për 104 mijë më pak se në fund të vitit 2015.
Numri i personave që janë të regjistruar si të papunë, në vitin 2016 ka qenë më i ulëti në 25 vitet e fundit. Ky numër, për herë të parë që nga viti 1991, për herë të parë vitin që shkoi ka rënë nën 2. 7 milionë, bën të ditur Zyra Federale e Punës në Nürnberg.
Sipas të dhënave që ofron kjo zyrë, Gjermania, vitin 2016 e ka përmbyllur me 2.691 milionë të papunë, shifër kjo që është për 104 mijë më pak se në fund të vitit 2015.
Edhe në raport me sezonet e vitit, gjatë dhjetorit të vitit që shkoi, papunësia ka treguar trend të volitshëm. Në dhjetor, numri i gjermanëve të regjistruar si të papunë u rrit për 36 mijë, duke arritur në 2.568 milionë, dhe, kthyer në përqindje u ngjit në 5.1%. Por nëse “pastrohet” nga lëkundjet sezonale të zakonshme, del se numri i të papunëve ka rënë për 17.000 veta.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










