Lajme
Shkaku i koronavirusit, mbyllen të gjitha shkollat dhe bizneset në Hong Kong
Ka shkuar mbi 800 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi, duke e kaluar shifrën e vdekjeve të shkaktuara nga virusi SARS në vitin 2003
Zyrtarët shëndetësor në epiqendrën e virusit, në provincën Hubei të Kinës, njoftuan se vetëm në këtë rajon deri më tash kanë vdekur 780 persona. Vetëm dy nga mbi 800 rastet fatale janë shënuar jashtë Kinës.
Virusi kinez është përhapur shumë në Kinë dhe frika e koronavirusit nëpër Hong Kong, duket se ka kapluar myshterinjtë pasi që kanë humbur apetitin që të darkojnë jashtë shtëpisë.
Në mesin e të prekurve nga rënia në biznes, është Mark Lam që menaxhon rrjetin e restoranteve “Thai” në Hong Kong.
Ai ka thënë se puna ka rënë për 70 për qind shkaku i koronavirusit, transmeton KTV.
Lam ka frikë se situata mund të zgjasë me muaj të tërë. Kjo do të thotë se shumë restorante do të mbyllen shkaku i krizës që mund të shkaktohet.
Përveç restoranteve, krizën e kanë ndier edhe dyqanet më luksoze të Hong Kongut. Pas protestave të dhunshme që kanë vënë në gjumë bizneset, ato tani janë goditur nga përhapja e virusit vdekjeprurës.
Shumë qytete kineze janë bërë qytete fantazmë gjatë këtyre di javëve.
Duhet theksuar se Qeveria atje ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave dhe bizneseve deri në muajin mars, pëcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











