Lajme
Shkaku i koronavirusit, Apple mbyll të gjitha rrjetet e dyqaneve në Kinë
Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë bërë të ditur se ka shkuar në 259 numri i viktimave nga koronavirusi. Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara morën masa për kufizimin e lëvizjes së personave që kanë qenë më herët në Kinë.
Duket se virusi vdekjeprurës i emërtuar si “coronavirus” i përhapur në Kinë, por dhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh edhe te zyrat e kompanisë së famshme teknologjike Apple, drejtuesit e së cilës kanë marrë vendimin për të mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve zyrtare të tyre në Kinë të paktën deri më 9 shkurt, përcjell albinfo.ch.
“Reuters” shkruan se zyrtarët nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë vendim. Nga raportimet e fundit të autoriteteve kineze numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 259, ndërsa numri i të infektuarve në 11,791 persona.
Qyteti që ka regjistruar më shumë raste është Hubei. Shumë vende kanë marrë raste të rrepta sigurie nëpër aeroportet kryesore të tyre, për të parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e virusit. Një prej këtyre vendeve është dhe SHBA-ja, e cila kanë vendosur për të ndaluar hyrjen e të huajve që kanë qenë kohët e fundit në Kinë, si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e mëtejshme të përhapjes së virusit vdekjeprurës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















