Muzikë
Shiu nuk i pengoi të rinjtë të vallëzojnë me ritmet e Alba Festivalit
Mbrëmë, më 23 qershor, është përmbyllur nata e tretë e Alba Fest 2024 në Cyrih

Fundjava që kaloi, në zonën e kazermës (Kasernenareal) në një nga pikat qendrore të qytetit të Cyrihut iu kushtua shqiptarëve dhe të gjithë dashamirëve të muzikës shqipe, por të pranishëm ishin edhe shumë të huaj, sepse edhe ata pëlqejnë ritmet e muzikës shqipe.
Edicioni i tretë i Festivalit Alba filloi te premten, më 21 qershor, në zonën e përmendur, pranë stacionit kryesor hekurudhor të Cyrihut dhe mbaroi mbrëmë, (e diel) në një mot më të hapur me diell, pasi kishte lënë mbrapa dy ditë feste me shi… por të rinjtë e dashuruar pas muzikës durojnë shiun. Me një levizje të ombrellave dhe pelerinave prej mushame shpërthen basi dhe britma e të ftuarve në shiun e dendur.
Finalja ishte më e ngrohtë dhe kishte më në fund largim të reve.
Organizatoret thonë që ky është ambienti dhe festivali më i madh i hapur për estradën shqiptare në Evropë. Ai ka nisur që nga viti 2019.
Atmosfera ishte mbresëlënëse njësoj si dy vjet më parë. 25 këngëtarë të mëdhenj shqiptarë të muzikës ndërkombëtare, si Ledri Vula, Enida, Dardan dhe Mozzik & Getinjo si dhe Hava kanë performuar në ambientet e hapura me Hip-Hop, R’n’B dhe kulturën muzikore pop shqiptare në Evropë. Kanë kënduar edhe Sabri Fejzullahu, veteran i këngës shqipe si dhe Alban Skënderaj, Edona Llalloshi, Klajdi Haruni, Bruno etj.
Ka mbyllur festivalin kënga tashmë hit dhe si një himn, e Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë.” Kishte dhe një larmi ushqimesh dhe pijesh, nga ato tradicionale dhe të tjera, me shije ndërkombëtare. Deri te edicioni i radhës a do ketë ndryshim në numër dhe në stadium me një kapacitet më gjigant? Urojmë për 2025 dhe për vazhdimësinë e këtij festivali.


Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Organizatorët u bëjnë ftesë shoqatave shqiptare në Zvicër për t`iu bashkuar shënimit të Ditës ndërkombëtare të...
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja