Lajme
Shiu dhe bora ndikojnë pozitivisht te njeriu
Temperaturat janë ulur dhe shiu, së bashku me borën kanë filluar thuajse në gjithë Evropën. Mirëpo ju nuk duhet ta merrni si diçka negative. Me sa duket, era e shiu, apo rënia e borës ndikon në uljen e stresit si dhe në shumë përfitime të tjera, transmeton albinfo.ch.
Sipas ekspertëve psikologjikë, shumë njerëz pëlqejnë të dëgjojnë shiun kur bie, po ashtu shumë njerëz e shohin shiun si diçka shumë qetësuese dhe romantike, ndërsa disa të tjerëve u pëlqen era e shiut, e kjo e fundit ka aftësinë të na i qetësojë nervat.
Ndërkohë, të ecni në shi mund të jetë një përvojë shumë e mirë për ju, që ndikon në relaksimin dhe shëndetin tuaj dhe qetëson mendjen tuaj, raporton “Natural Soulution Magazine”.
Era e shiut, po ashtu e ka edhe një emër që duhet Petrichor, emri iu është lënë pas dy shkencëtarëve australianë në vitin 1960.
Ditët me shi apo ato ditë të reshjeve me bore janë perfekte kur jeni të stresuar, kur nuk jeni në disponim dhe vetëm dëshironi të relaksoheni dhe ta shijoni momentin për një kohë.
Studiuesit nga Japonia kanë gjetur se aktiviteti fizik në ditët me shi ndikon të humbni peshë më shpejt.
Po ashtu, ata kanë gjetur se era e shiut ndikon në rifreskimin e mendjes tuaj si dhe ju ndihmon që problemet t’ i shihni në një prespektivë tjetër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















