Lajme
Shitja e makinave elektrike po shënon rekord global

Tashmë shitjet globale të automjeteve elektrike në vitin 2020 shënuan rritje rekorde me 43%, në 3.24 milionë, ku Evropa dhe Kina ishin tregjet më të mëdha, tregojnë të dhënat e fundit nga “EV-volumes.com”, një bazë e të dhënave për shitjet globale të automjeteve elektrike, transmeton albinfo.ch.
Ani pse tkurrja prej 14% e shitjeve globale të automjeteve vitin e kaluar për shkak të rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-10, tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për rritjen e shitjes së automjeteve elektrike.
Sipas të dhënave të fundit, shitjet e automjeteve elektrike patën një lulëzim nga korriku i vitit 2020 e tutje, me gjithë një fillim të ngadaltë në gjysmën e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Evropa regjistroi gati 1.39 milionë automjete elektrike në vitin 2020, duke shënuar një rritje të madhe prej 137% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të EV-volumes.com.
Shitjet globale të automjeteve elektrike në vitin 2020 shënuan rritje rekorde me 43% në 3.24 milionë, ku Evropa dhe Kina ishin tregjet më të mëdha, tregojnë të dhënat e fundit nga “EV-volumes.com”, një bazë e të dhënave për shitjet globale të automjeteve elektrike.
Pavarësisht nga tkurrja prej 14% e shitjeve globale të automjeteve vitin e kaluar për shkak të rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-10, tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për rritjen e shitjes së automjeteve elektrike.
Shitjet e automjeteve elektrike patën një lulëzim nga korriku i vitit 2020 e tutje, me gjithë një fillim të ngadaltë në gjysmën e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Evropa regjistroi gati 1.39 milionë automjete elektrike në vitin 2020, duke shënuar një rritje të madhe prej 137% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të EV-volumes.com.
Rritja ishte për shkak të kombinimit të modeleve të reja tërheqëse, nxitjeve nga fondet e gjelbra të rimëkëmbjes falë synimeve të Evropës për uljen e emetimit të karbonit dhe përmirësimeve në parametrat e sigurisë të automjeteve elektrike.
Kina radhitet pas Evropës me 1.33 milionë shitje të automjeteve elektrike, duke shënuar rritje prej 12% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, sipas të dhënave, shitjet e automjeteve elektrike në SHBA u rritën me vetëm 4% në 328 mijë automjete në të njëjtën periudhë.
Tregjet në Japoni, Kanada dhe Australi gjithashtu shënuan rënie të shitjeve të automjeteve elektrike në vitin 2020, megjithëse tregu i automjeteve elektrike ishte më elastik ndaj pandemisë sesa tregjet e automjeteve në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak