Kosova
Shifrat me koronavirus në Kosovë për 24 orë
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.184 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 184 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (52 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (85 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 51.328 raste nga 183.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.335 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 79 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Ferizaj 7 raste, Kamenicë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Gjilan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Rahovec.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












