Shkurt.ch
„Shëruesi“ infekton 16 persona me HIV
Sipas padisë, personi në fjalë ka siguruar gjak nga së paku një person i infektuar me HIV dhe atë gjak pastaj ua ka injektuar viktimave
Një mësues muzike nga Berna, i prezantuar edhe si shërues, akuzohet se ka infektuar me qëllim 16 persona, duke u injektuar atyre gjak të infektuar me virus të Aids-it. Në padinë ndaj tij të cilën e ka ngritur prokuroria e përgjithshme e Bernës ai fajësohet për shkaktim të shumëfishtë të lëndimeve të rënda trupore dhe për përhapje të sëmundjeve. Shumica e viktimave të supozuara kanë qenë nxënës të mësuesit të muzikës.
Veprat për të cilat ngarkohet ai, janë kryer në vitet 2001-2005.
Padia më tutje konsideron se personi në fjalë ka siguruar gjak nga së paku një person i infektuar me HIV dhe atë gjak pastaj ua ka injektuar viktimave. Disa prej tyre ai i ka narkotizuar me një pije para se t`i infektonte. Ndërsa disa të tjerë i ka shtyrë, me pretekste të ndryshme që të pranojnë injeksionin.
Personi i akuzuar udhëhiqte pa leje pune një ordinancë të akupunkturës në Bernë. I pari që kishte shfaqur dyshimin ndaj “shëruesit” kishte qenë një i sëmurë nga aids-i, i cili ishte kontrolluar në insel spital të Bernës në vitin 2004. Me atë rast ai ishte shprehur se infektimin e kishte marrë nga trajtimi me akupunkturë që kishte bërë te “shëruesi” në fjalë. Pas tij ishin paraqitur edhe persona të tjerë me akuza të njëjta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











