Lajme
Sherr në Itali, arrestohet shqiptari dhe 3 persona të tjerë
Karrige e tavolina të thyera, një vend i shkatërruar dhe katër persona të arrestuar.
Ky është bilanci i të dielës mbrëma në një lokal nate në Corso di Porta Ticinez, që u kthye në një arenë boksi mes një shqiptari, dy italianëve dhe një moldavi.
Sipas mediave në Itali, i gjithë sherri mes tyre nisi për një debat mes tyre. Shqiptari i moshës 24-vjeç mësohet se ishte së bashku me moldavin, ndërsa dy italianët, 24 dhe 26-vjeç, ishin bashkë në sherrin që bënë.
Dhuna shpërtheu në mesnatë, pasi të rinjtë kishin konsumuar edhe alkool. Ishte pronari i barit, i cili njoftoi policinë pasi 4 të rinjtë nisin të thyenin gjithçka u dilte para.
Pas ardhjes së policisë, gjendja u qetësua disi, ndërsa në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një ekip mjekësor për të mjekuar plagët që kishin marrë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














